Tre persona u plagosën në këtë incident

Tre persona u plagosën në këtë incident

Një burë në Westmenister të Britanisë po akuzohet për tentim vrasje, pasi vetura e tij u përplas në afërsi të ndërtesës së Parlamentit britanik.

Salih Khater, 29 vjeç nga Birmingham, thuhet se ka çuar makinën e tij në pjesën e çiklistëve dhe këmbësorëve menjëherë pas 07:30 sipas kohës në Britani më 14 gusht.

Rasti është duke u trajtuar si terrorizëm, shtoi një zëdhënës i Policisë Met.

Ai do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të hënën më 20 gusht.

Tre vetë u plagosën në incidentin që është duke u trajtuar nga prokurorët si terrorizëm për shkak të vendndodhjes, metodologjisë dhe synimit të dyshuar të civilëve dhe oficerëve të policisë.

Khater, një shtetas i Britanisë së Madhe, fillimisht nga Sudani, akuzohet me një akuzë për përpjekjen për të vrarë persona jashtë Parlamentit dhe një akuzë të dytë për përpjekjen për të vrarë policët.