David Alaba është i hapur që të kalojë në Ligën Premier. Mbrojtësi austriak nuk dëshiron të qëndrojë më te Bayern Munich dhe është i hapur që të kalojë në ligën angleze.

Pak ditë më parë, Bavarezët bënë të ditur se kanë tërhequr ofertën për rinovimi kontrate të Alabas, derisa do ta lënë atë të lirë.

Liverpool, Manchester City, Real Madridi, Chelsea, Barcelona, Juventus dhe Paris Saint-Germain, janë të gjitha të interesuar për të. Lojtarit i skadon kontrata në verën e ardhshme.