Alarm për Evropën Jugore

Kontinenti gjatë verës do të përballet me temperatura tropikë

Shërbimi privat meteorologjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,AccuWeather, ka publikuar prognozën për motin në Evropë gjatë stinës së verës.Siç u prognozua, periudhat e gjatë të nxehtësisë dhe disa valë të temperaturave të larta do të shkaktojnë probleme në pjesët jugore dhe lindore të Evropës.

Verë e gjatë dhe e nxehtë pritet në gjithë Evropën Jugore, e priten edhe periudha të gjatë të valëve të nxehtësisë, në veçanti në Itali dhe shtetet e Ballkanit.

AccuWeather  gjithashtu tërhoqi vërejtjen për mundësinë e valëve të rrezikshme dhe të gjata të nxehtësisë, në veçanti në qershor dhe korrik.
Temperaturat mbi 32 gradë Celsius do të jenë të zakonshme gjatë gjithë verës, e do të ketë së paku një periudhë më të gjatë të valës së nxehtësisë, e cila do të zgjasë së paku një javë.
Në prognozën për shtetet e Ballkanit, thuhet se gjatë këtyre valëve të nxehtësisë mund të thyhen edhe rekordet e temperaturave të larta dhe u nënvizua se shtetet me të rrezikuara nga këto valë të zgjatura të nxehtësisë janë Maqedonia, Hungaria dhe Rumania./21Media
Back to top button