Alarm për mjet shpërthyes në Prishtinë, Policia: Bëhet fjalë për një pajisje të veturës

(Lajm i përditësuar)

Alarm për mjet shpërthyes në Prishtinë, Policia: Bëhet fjalë për një pajisje të veturës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dyshimin për mjetin shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj”.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për rtv21.tv ka thënë se nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës.

”Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar ku dyshohej për mjet shpërthyes nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë Ahmeti.

 


Alarm për mjet shpërthyes në Prishtinë, bllokohet rruga “Shpëtim Robaj”

Policia e Kosovës sot rreth orës 10:30 ka bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, për shkak të informatave për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button