Trëndafila e fjalë të ëmbla për Albën nga bashkëshorti i saj

Trëndafila e fjalë të ëmbla për Albën nga bashkëshorti i saj

Modelja e njohur, Alba Hoti sot feston ditën e saj të lindjes dhe  mbush 21 vjet. Bashkëshorti i saj, Milot Nuraj, i cili është organizator i emisioneve të ndryshme në RTV 21 është kujdesur që këtë ditëlindje ajo ta presë sa më mirë, shkruan rtv21.tv.

Ai në Instagram ka uruar më fjalët më të ëmbla. “Urime ditëlindja zemër. Të uroj gjitha të mirat në jetë. Të dua”., ka shkruar Nuraj në Instastory ku ka publikuar një fotografi të saj.


Por jo vetëm kaq, Alba po ashtu nga Miloti ka marrë një buqetë me 20 trëndafila të kuq dhe një të bardhë, duke shprehur kështu dashuri dhe paqe për të.

Kjo është ditëlindja e parë e Albës si e martuar, pasi që çifti dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë në tetor të vitit të kaluar me një dasmë madhështore ku ishin të pranishëm shumë fytyra publike e yje të estradës.

Sa i përket aspektit profesional, Albën së fundmi e kemi parë tek koleksioni “Statement” i kretaores Vjollca Llapashtica, ku ndër tjerash janë prezantuar koleksione të fustaneve të mbrëmjes dhe vellove. E natyrisht bukuroshja ka shkëlqyer në këtë koleksion./21Media

Miloti dhe Alba hyjnë në dasmë me këngën e Nexhmije Pagarushës

Milot Nuraj e nis dasmën me tupana në Strellc