Trajneri i Shpresave U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.

“Në dy ndeshjet Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.