Dhurata dhe shumë përqafime për të voglit e familjes Mehmeti

Dhurata dhe shumë përqafime për të voglit e familjes Mehmeti

Në prag të Vitit të Ri, në mbarë botën fëmijët po pranojnë dhurata të ndryshme. Përveç dhuratave ajo që i jep më shumë hijeshi festave të fundvitit është babadimri.

Nuk është aspak vështirë të angazhohet një babadimër në këtë kohë, por Alban Mehmeti ka pasur një ide më të mirë se sa të paguaj një të panjohur për t’i argëtuar djemtë e tij.

Ai e ka veshur me kostum të babadimrit, babin e tij, të cilit ia kishte ngarkuar dhe dy thasë të mëdha me dhurata, shkruan rtv21.tv

Këngëtari bëri të ditur se kjo ishte një surprizë që e realizoi në bashkëpunim edhe me nënën e tij, e cila u përkujdes t’i habisë fëmijët derisa babadimri të vinte në shtëpi.

Albani publikoi pamje nga kjo befasi në llogarinë e tij në Instagram, ku adhuruesit e tij e komplimentuan për idenë./21Media

View this post on Instagram

 

Befasia e gjyshit dhe gjyshes per nipat 😍😍

A post shared by albanmehmetiofficial (@albanmehmetiofficial) on