KF Llapi sot ka arritur marrëveshje 1-vjeçare me mesfushorin defansiv, Alban Ramadani. Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra e Llapit përmes një shkrimi në Facebook.

“Sot kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për 1 vit me mesfushorin defanziv, Alban Ramadani.
Alban Ramadani është 25 vjeç, i lindur më 10.09.1994 në Genevë të Zvicrrës, i gjatë 1.84 m. Ramadani pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në ekipet zvicerrane si: Servette FC U21, FC Stade Nyonnais, FC Chiasso, FC United Zürich, SC YF Juventus, Etoile Carouge si dhe në Itali tek skuadrat: Calcio Padova, Pordenone Calcio dhe SS Maceratese 1922.”, thuhet në njoftimin e KF Llapit./21Media

Zyrtare: Alban Ramadani përforcon Llapin

Sot kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për 1 vit…

Posted by K.F. Llapi on Tuesday, August 18, 2020