Dy këngëtarët më të dashur të skenës, Alban Skenderaj dhe Elgit Doda sot sollën projektin “Parajsa ime”. Një këngë e veçantë me një klip të bukur e veror po pëlqehet shumë nga publiku ndonëse ka vetëm pak kohë që u lansua.

Për tekstin u përkujdes Alban Skenderaj, kurse për vizuelizimin ProVideo, shkruan rtv21.tv

Ky super projekt i dyshes ishte një befasi e këndshme për publikun, meqë dy artistët shquhen për zërin e veçantë dhe projektet e bukura që i sjellin./21Media