Miriami thotë se është me fat

Miriami thotë se është me fat

Këngëtari i njohur, Alban Skenderaj, po vazhdon t’i qëndrojë publikut pranë me projektet e tij.

Këngëtari i njohur sot po feston ditëlindjen e tij të 38-të dhe padyshim që është i shoqëruar nga familja e tij.

Bashkëshortja e Albanit, Miriam Cani, përmes një postimi në “Instagram” e ka uruar atë, e krahas këtij urimi ia ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihen pranë njëri-tjetrit.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Jam me fat që të kam”, ka shkruar Miriami.

Albani e Miriami tani më janë prindër të dy fëmijëve.

“Duamë” titullohet projekti i fundit i Alban Skenderajt dhe deri më tani ka afro 20 milionë klikime në kanalin zyrtar “Youtube” /21Media