Alban koncert madhështor në Prishtinë

Alban koncert madhështor në Prishtinë

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skenderaj në muajin qershor do të mbajë koncert në Prishtinë.

Artisti ka njoftuar se koncerti do të mbahet më datën 19 qershor në salloën “1 Tetori”, shkruan rtv21.tv

Kurse, sot me anë të një postimi në Instagram Albani ka dhënë disa detaje të reja rreth këtij koncerti.

Biletat për koncertin e këngëtarit dalin në shitje këtë të shtune.

 

View this post on Instagram

 

Te dashur miq te interesuar per koncertin simfonik “HAPESIRA E NJE ENDRRE” i cili mbahet me date 19 qershor, Salla “1 Tetori”, Prishtine. Edhe kete here jemi munduar qe t’i japim akses ne blerjen e biletave cdo personi jo vetem ne Prishtine por edhe ne Kosove, Shqiperi e Diaspore pasi nje produksion i tille synon permasa kombetare duke marr parasysh pamundesine per t’u realizuar ne qytete te tjera. Ju njoftoj se biletat dalin ne shitje KETE TE SHTUNE , DATE 1 QERSHOR. Biletat mund ti gjeni ne: Piken e shitjes ne Sallen “1 Tetori”, Prishtine, orari: 10:00 – 20:00 Online nga kudo ju jeni ne www.pentagrami.al Te gjitha pikat Moneta – Moneygram ne Kosove Rave Travel (Kosove) Te gjitha pikat EasyPay ne Shqiperi Per shume info: [email protected] Ju jam pafund mirenjohes per interesimin e madh qe keni treguar dhe ju premtoj se do t’ju dhurojme nje shfaqje ne maksimumin e emocionit, energjise dhe profesionalizmit.

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Ditë më parë artisti, ka treguar se ky koncert për të është një ëndërr, e cila po bëhet realitet pas një pune të madhe. Albani këtë koncert e ka cilësuar si një moment kulmor i karrieres së tij si dhe një pikë arritje teper të rendesishme të jetës së tij. /21Media