Pas “Dasmës”, Alban Skenderaj ia ndjell Dafinës trenjakët

Dafina Zeqiri të enjten publikoi këngën e saj të re “Dasma”, e ky projekt që erdhi me një videoklip të realizuar mirë deri në detaje, është siç ka thënë vet këngëtarja  dedikim për çiftet e  dashurua në ditën më të rëndësishme të tyre, shkruan portali rtv21.tv

Por, edhe kjo verë për Dafinën është e ngjeshur me projekte ashtu si jemi mësuar për çdo verë më tjetër.Artistja sërish do të sjell këngë bashkë me këngëtarin nga Shqipëria, Alban Skenderaj.

Ky i fundit pas publikimit të “Dasmës” e uroi Dafinën të trashëgohet me një vajzë e pse jo edhe me trenjak.

Derisa këngëtarja na zbuloi atë se çfarë në fakt donte të thoshte Albani.

“Fore e ka. Veq don me më jep presion për me qitë projektin bashkë me mu sa më shpejt”.

Kurse, në ripostim Albani ka siguruar që projekti i tyre do të jetë hit i verës.

Kujtojmë se dyshja edhe vitin e kaluar bashkëpunuan në këngën “Copa Copa”.

Back to top button