‘’Kush ta ndjen ty aromën’’ titullohet projekti më i ri i  këngëtarit shqiptar të njohur, Alban Skënderaj.

Muzika dhe teksti është përgatitur nga vetë këngëtari ndërsa producenti i këngës është Lorenc Aliaj, shkruan rtv21.tv

Kënga e cila për tematikë ka dashurinë  dhe në kanalin Youtube ka dalur para 12 orëve, deri më tani  ka marrë pothuajse 86 mijë klikime. Siç duket kjo e fundit  është pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së tij .

Këngëtari njihet për krijimin e këtij zhanri pasi këngë me tematika të tilla ka publikuar që moti, të tilla si: “Parajsa ime”, “Duam”, “Je ti”, etj./21Media