Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani sot feston ditëlindjen e 35-të. E për këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi nga bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur Alban Skënderaj, i cili zgjodhi disa fotografi të realizuar ndër vite.

Albani me këtë rast e ka falënderuar atë që i jep ngjyra jetë së tij.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt. Faleminderit qe i jep ngjyra jetës time”, ka shkruar Albani në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CAz3aYDAWHW/

Kujtojmë se, pas një lidhje të gjatë Miriami dhe Albani  kurorëzuar  zyrtarisht vitin e kaluar. Si bekim i dashurisë së çiftit janë dy fëmijet e tyre.

Për Miriamin skena është shtëpia e saj e dytë, ajo me të është sprovuar që kur ishte fëmijë, shkruan rtv21.tv Kur ishte vetëm 5 vjeçare, ajo u shpërngul në Gjermani së bashku me familje.

Përveç shkollimit profesional, Miriami mori mësime edhe për kanto dhe kërcim. Për publikun shqiptar, Miriam u bë më e njohur me këngën “Let me die with you”, dueti i parë me Albanin. /21Media