Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj është në mesin e emrave të njohur të skenës që po përkujdesen t’ju qëndrojnë afër edhe në këtë kohë pandemie. Artisti i mirënjohur sonte do të performojë live nga shtëpia e tij në orën 19:00, e këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

“Te shtunen, me date 9 maj, ora 19:00 per “Diten e Europes“ ne bashkepunim me Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqiperi do kem kenaqesine te kendoj per ju LIVE nga oborri i shtepise time. Do jem vetem me nje kitare por me shume zemer, pasion e dashuri per ju. Te festojme, kujtojme dhe ngreme lart vlerat europiane qe na bashkojne!”, shkroi ndër tjerash këngëtari.

Kjo performancë live e Albanit do të transmetohet në faqen e “European Union in Albania” si dhe në faqen e Alban Skënderajt./21Media