Është një prej fytyrave më të pëlqyera të televizionit, por që Albana Osmani ka dëshmuar talentin edhe në një fushë tjetër, shkruan portali rtv21.tv

Kureshtja e saj për të ditur më shumë rreth shkencës, teknologjisë NASA-s, bëri që Albana njohuritë e saj t’i shfaq në librin fantastiko- shkencor “Çika në betejë me intelegjencën artificiale”.

Albana në emisonin “Diçka po zihet”, në RTV21 foli rreth kësaj ëndrre të realizuar.

Bisedën për librin e nisi me shaka duke thënë: “e kam lindur një çikë”, por në fakt Çika është personazhi kryesor i librit të saj.

Tha se libri vjen në dy gjuhë shqip dhe anglisht. Ajo u shpreh e lumur pasi që siç tha libri po pritet mirë.

E për të gjithë ata që duan librat fantastiko-shkencor tashmë mund ta kenë edhe një më shumë në bibliotekën e tyre./21Media