Albana tregon arsyet

Albana tregon arsyet

E ftuara e mbrëmshme në emisionin “21 Gradë” në TV21 Maqedoni, Albana Osmani zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e emisioni “Top Show Magazine”.

Moderatorja e njohur, e cila po meret me fondacionin “You are a Sunflower”, tha se po planifikon të ketë një emision të saj.

“Më nuk kam kohë të merrem me “Top Show Magazine”, nuk më lejojnë aktivitetet”, ka thënë Albana.

Ndryshe, Fondacioni “You are a Sunflower” që pesë javë është shtrirë edhe në Maqedoni. Për t’i ndihmuar fëmijët me sëmundje gjaku, kancer dhe leukemi./21Media