Këngëtarët Alban Skënderaj dhe Elgit Doda janë duke përgatitur bashkëpunimin e tyre me titull “Parajsa ime”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Albani nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Një dolli për hitin e radhës. Do e degjoni deri sa t’ju vijë në majë të hundës. Ju premtojmë se kolona zanore e kësaj vere do të jetë #parajsaime. Së shpejti”, ka shkruar ai.

Në imazh, dyshja shihen duke ngritur dolli, kurse në sfond duket bregdeti që i jep fotografisë një frymë verore./21Media