Këngëtarët e mirënjohur, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë ndër çiftet më të pëlqyera të estradës muzikore shqiptare. Krahas karrierës muzikore, artistët po tregohen mjaft aktivë në rrjete sociale për fansat e tyre të shumtë.

Sot, Albani për 635 mijë ndjekësit e tij në instagram ka publikuar dy imazhe të bukura me personin e tij të zemrës, Miriamin.

Krahas imazheve, këngëtari ka shkruar një fjali mjaft domethënëse për Miriamin. “Pa ty asgje s’do te ishte e mundur! Te dua”, ka shkruar artisti krahas fotografive, në të cilat ka marrë pëlqime dhe komente të shumta, shkruan rtv21.tv

 

Alban Skënderaj është i martuar me këngëtaren e njohur, Miram Canin dhe së bashku kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë./21Media