Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Albatriti ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi në të cilën shfaqet pranë gruas Egzonës dhe fëmijëve të tyre.

“Urime festën e Fiter Bajramit nga familja jonë”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë.

Albatriti është i martuar me Egzonën që nga viti 2016 dhe tani janë prindër të dy vajzave dhe  të një djali. /21Media