Këngëtari i njohur kosovar, Albatrit Muçiqi sot ka ditëlindjen. Këngëtari u lind më 05 gusht të vitit 1991 dhe sot mbushi 29 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, artisti urimet më të veçanta i mori nga personat e tij të zemrës. Babai i tij, Nystret Muçiqi e uroi të birin për ditëlindje me fjalët më të mira.

“Falenderoj zotin që me bekoj me ty. Gjithmon i gezuar dhe krenar me ty.”, shkroi këngëtari  në facebook, krahas një fotografie të bukur.

Urim të bukur me rastin e ditëlindjes Albatriti mori edhe nga e ëma, Merita. Kjo e fundit përmes një fotografie në facebook e uroi djalin e saj, me ç’rast u shpreh se asgjë s’është më e rëndësishme se sa shëndeti dhe lumturia e Albatritit.

“Urime ditelindjen me i miri im, asgje s’eshte me e rendesishme se shendeti dhe lumturia jote, prandaj te deshiroj me zemer shendet dhe qofsh i lumtur gjithmon me femijet , me Egzonen dhe ne . Te dua pafundesisht zemra ime”, shkroi këngëtarja krahas postimit, në të cilin mori pëlqime dhe komente të shumta.

Në ditën e tij të veçantë, Albatriti sigurisht që urim të bukur mori edhe nga bashkëshortja e tij, Egzona. Ajo përmes instagramit e uroi dashurinë e saj me një imazh të bukur.

Kujtojmë që, Albatriti dhe Egzona janë martuar në vitin 2016 dhe së bashku kanë tre fëmijë./21Media