Nystret dhe Albatrit Muqiqi janë ndër emrat e njohur dhe mjaft të dashur nga publiku shqiptar. Për fansat e tyre të shumtë, artistët po tregohen mjaft aktivë në rrjete sociale, duke publikuar pamje nga jeta private dhe profesionale e tyre.

Sot, Albatriti ka publikuar një fotografi të bukur në instastory, në të cilën shihet me babain e tij, këngëtarin e mirënjohur, Nystret Muqiqin, shkruan rtv21.tv

Sipër imazhit, Albatriti ka lënë edhe një mbishkrim, përmes së cilit ka bërë të ditur haptas se po mundohet që ta bindë babain e tij për një bashkëpunim me të.

“Jom tu u mundu me shti me bo ni kong me mu nashta pe han foren”, ka shkruar Albatriti.

Kujtojmë që, projekti i fundit muzikor i Albatrit Muqiqit është “Fotografi”, i cili është publikuar më 23 nëntor 2019./21Media