Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi sot publikoi një projekt muzikor, i cili është më ndryshe prej të tjerëve.

Artisti publikoi një “Mashup”, në të cilin përmbledhi disa hite.

“Kush don le të feston” nga Teuta Selimi, “Mezi pres” nga Irkenc Hyka si dhe “O sheqer” nga Kaos janë disa hitet që Albatriti mblodhi në projektin e ri.

Ai bëri të ditur se “Mashup” erdhi pas kërkesave të shumta.

“Pas shumë kërkesave ta kem një “MASHUP” tani e keni gati /click on Youtube /”, shkroi artisti në instagram./21Media