Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID 19.

Reshitaj ka thënë se simptomat kanë filluar të shfaqen pas seancës së Kuvendit që u mbajt të premten.

“Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre. Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv. Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi. Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK. Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë”, ka shkruar Reshitaj në Facebook./21Media

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga…

Posted by Albena Reshitaj on Monday, 13 July 2020