Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj pas vetizolimit 18 ditësh, ka njoftuar se sot është shëruar plotësisht nga Covid-19.

Reshitaj në një lidhje direkte për emisionin BonBon në RTV21, tha se këto ditët e vetizolimit nuk ishin aspak të lehta edhe pse nuk kishte simptoma të theksuara.

Ajo u shpreh se fillimisht ka pasur kokëdhembje dhe lodhje të cilën ajo thotë se nuk e ka ndjerë kurrë më parë./21Media