Kosovari që reprezenton Zvicrën ka ngjallur interesimin e klubit skocez, Celtic, për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati.

Sulmuesi i West Ham ka pasur vetëm 9 paraqitje për klubin që kur është transferuar nga Baseli vitin e kaluar, por duket se kjo ka mjaftuar për të rënë në sy të kampionëve të Skocisë.

Ata janë të gatshëm të transferojnë në mënyrë të përhershme ose ta huazojnë Ajetin për sezonin e ardhshëm 23 vjeçarin, me vlerën e tij që parashihet të jetë rreth 8 milionë funte./21Media