Klubi i madh skocez, Celticu ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Albian Ajeti nga West Hami.

Kontrata është nënshkruar për 4 vjet.

Klubi i Futbollit Celtic është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e sulmuesit reprezentues zviceran, Albian Ajeti, i cili i është bashkuar klubit në një marrëveshje katër vjeçare nga West Ham United. 23-vjeçari kaloi sezonin e kaluar në skuadrën e Ligës Premier angleze, pasi i kaloi dy vitet e kaluara në skuadrën e Superligës së Zvicrës, FC Basel”, thuhet në njoftimin e klubit skocez.