Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi sonte ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai përmes një shkrimi ka theksuar se, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, “Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm”.

“Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe.”, ka shkruar Miftaraj në facebook.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor./21Media