Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Kurti ka thënë se në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim“, ka njoftuar Kurti në Facebook.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë që prej fillimit të panemisë, e deri më 27 tetor, janë regjistruar 18,345 të infektuar. Prej tyre, 669 pacientë kanë vdekur dhe 2,478 raste vazhdojnë të jenë aktive. /21Media