Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një konferencë për media ka treguar se Kyreminsitri i Kosovës, Albin Kurti në Bruksel do shkojë të martën.

Vizita e Kurtit të Bruksel do jetë dy ditore dhe do takohet me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.

Kurti pritet të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

Kryeziu ka treguar se Kurti gjatë kësaj vizite do takohet edhe me kryeministrin e Belgjikës, Alexander de Croo.

Në këto takime Kurti do shoqërohet nga zëvendëskryeminsitrat, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla./21Media