Kurti thotë se nuk ka shkuar në SHBA për shkak se marrëveshja ishte e gatshme

Kurti thotë se nuk ka shkuar në SHBA për shkak se marrëveshja ishte e gatshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar pse ka refuzuar shkuarjen në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti, ka thënë se nuk ka shkuar në SHBA për shkak se marrëveshja ishte e gatshme.

Ai ka deklaruar nuk mund të shkonte në Shtëpinë e Bardhë pasi sipas tij largimi demonstrativ nga atje do të ishte shumë më i dëmshëm për Kosovën se mos shkuarja fare.

“Largimi im demonstrativ do të nënkuptonte se mbi hartën e Kosovës do të viheshin thikat”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se Serbia në SHBA kishte përbërje të plotë por Kosova e kishte gjysmake prandaj sipas tij nuk u nënshkrua marrëveshja.

“Një marrëveshje e tillë do të na vinte në siklet si shtet e si komb”, ka deklaruar Kurti në RTV Dukagjini.

Kurti ka theksuar se nëse edhe ai do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë në takim do të merrte pjesë edhe ndonjë zyrtarë shumë më i lartë se Grenell.