Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot votoi në Shqipëri.

Sipas Kurtit, secili njeri që e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë duhet të votojë.

”Dita është e bukur, me diell, unë uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi”, tha Kurti gjatë fjalimit të shkurtër që mbajti pas votimit.

Ndryshe, 3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri sot do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në katër vjetët e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra./21Media