Një tjetër rekord për këngëtaren

Një tjetër rekord për këngëtaren

Dua Lipa ka arritur të bëhet shqiptarja e parë, albumi i së cilës arrin të ngjitet në majë të klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se albumi i saj i ri “Future Nostalgia” është tashmë në pozitën e parë në Britaninë e Madhe, dhe ka plot tri këngë nga ky album që janë në listën zyrtare të top 10 këngëve më të mira të momentit.

“Future Nostalgia”, i publikuar rreth dy javë më parë, është albumi i dytë në karrierën e Duas, i cili vjen me 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80′ dhe 90′./21Media