Reperi  i njohur, Ledri Vula ka bërë të ditur se albumi i tij i shumëpritur ’10/10′ sonte do të lansohet në Youtube.

Këtë Ledri e e bëri përmes një postimi në Instagram, teksa falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata të cilët e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe sot.

Albumi 10/10 sonte del komplet ne Youtube. Kete album ja kom pas borxh fansave, dostave, vetes e edhe vet muzikes qe e boj. Situata neper te cilen po kalojm sna ka lon me realizu qysh e kemi menu, por cdo gje e ka te miren dhe te keqen e vete. E mire se albumi megjithate ka arrite me dal dhe e keqja qe s’kom mujt me e nda personalisht me publikun ne koncerte. Por ajo kohe po vjen me kismet. E me kismet po vijne edhe projekte te reja. Faleminderit krejt njerzve qe jon pjese e ketij projekti. Gjithashtu faleminderit krejtve per suportin dhe komentet e mira”, ka shkruar Ledri.

Disa nga këngët e këtij albumi janë publikuar edhe me klipe dhe po pëlqehen shumë nga publiku.

Kënga e fundit e publikuar nga Ledri titullohet “Trëndafil i zi”, të cilin e publikoi para disa dite. /21Media