Një album demo i shkruar nga Ed Sheeran kur ai ishte vetëm 13 vjeç u shit në ankand për një shumë prej 50,000 £,  pasi u la “i harruar” në sirtar për vite me rradhë.

Çmimi i albumit të rrallë demo, i quajtur “Spinning Man” u rrit pas një beteje të ashpër midis ofertuesve të etur të martën, përcjell portali rtv21.tv

Krijuesi i hitit  “Shape Of You” , 29 vjeçari Ed Sheeran, bëri 20 kopje  dhe ende zotëron 19 prej tyre pasi deklaroi më parë se nuk donte që askush të “merrte një kopje”.

“Spinning Man” përbëhet nga këngë të ndryshme dashurie përfshirë “Addiction”, “On My Mind”,  “Misery “e të tjera.

Duke folur për shitjen e mahnitshme, ankandisti Paul Fairëeather i Omega Auctions tha: ‘Një çmim i pabesueshëm! Ne prisnim që ajo të shitej mirë por sigurisht që i kaloi pritjet tona./21Media