Alcantara afër Liverpoolit
16 Gusht 2020
Ylli i Bayern Munichut, Thiago Alcantara duket se ka gjetur shtëpi në Liverpool dhe është gati të nisë të jetojë aty.
Sipas “RMC Sport”, 29-vjeçari tashmë ka rënë dakord me kampionët e Anglisë për të nënshkruar kontratë katërvjeçare këtë verë.
Thiago u ka thënë shokëve të tij të Bayernit se do të bashkohet me ekipin e Jurgen Klopp pasi të përfundojë fushata e tyre në Champions League.
Por klubet nuk janë akoma dakord për çmimin që duhet të paguajnë “The Reds”. Bavarezët kërkojnë një shumë rreth 25-30 milionë euro.
Vetë lojtari është i bindur për të luajtur në Premier League dhe thuhet se është me shpresë se transferimi i tij në “Anfield” mund të përfundojë së shpejti.