Aleksandër Mosiu për Charlie Chaplinin

Aktori Aleksandër Mosiu konsiderohej si aktori më i madh i teatrit evropian i kohës së tij. Talenti i tij i jashtëzakonshëm që ishte shfaqur në skenat e ndryshme, ku ai kishte intepretuar kryerolet nga veprat e Shakespeare, Goethe, Tolstoi, etj., kishte bërë që të bënte miq edhe personalitetet më të njohura botërore të kohës, ndër ta edhe Charlie Chaplinin.

Gazeta franceze “L’Oeil de Paris”, kishte botuar më 10 nëntor 1928, në faqen e nëntë, rrëfimin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, mbi fatin e filmit pa zë në SHBA.

“Trupa gjermane që luajti për ekranin pjesën ‘Kean’, ku protagonist ishte Aleksandër Moisiu, i cili, pas kthimit të tij në Evropë, dha lajme të këqija për filmin pa zë amerikan.

Thuhet se është si puna e një njeriu të sëmurë, ditët e të cilit janë të numëruara. Pothuajse të gjitha kinematë amerikane tani kanë vetëm filma me tinguj apo me të folur, të cilët, edhe kur janë jocilësorë, tërheqin më shumë spektatorë sesa një film pa zë. Kjo gjë detyroi teatrot e vërtetë të ulin çmimet përgjysmë.

Filmi pa zë, thotë Moisiu, jeton, përtej oqeanit, falë Charlie Chaplinit, dhe kur ai nuk do të jetë më, një art i tërë do të vdesë me të.”

Moisiu, që ishte mbret i skenës teatrore dhe Chaplin që ishte mbret i fimit pa zë, kishin biseduar për të realizuar së bashku një film, por ky film nuk u realizua kurrë, me gjasë për shkak të vdekjes së hershme të Moisiut.