Asistenti vokal për shtëpitë i Amazon, Alexa, ka hedhur edhe një hap përpara drejt bisedave natyrale duke u përpjekur të hamendësojë se çfarë përdoruesit mund të thonë në vijim.

Nëse e pyet se sa kohë duhet për të pirë një filxhan çaj, Alexa mund të përgjigjet dhe më pas të pyesë nëse përdoruesi do ta masë kohën. Shërbimi i chatit i inteligjencës artificiale, përdoret në miliona shtëpi, përmes altoporlantëve Echo të Amazon.

Inxhinierët e softwerit të Alexa-s, thonë se me një sistem të ri mësimi, Alexa mund të kuptojë se një pyetje fillestare ndiqet nga një kërkesë pasuese. Por kjo kërkon një numër algoritmesh të sofistikuara për të pikasur objektivat e fshehur, për ti formuluar ato në veprime që shpesh kërkojnë aftësi të ndryshme dhe i shfaqen klientëve në një mënyrë të pranueshme.

Për ekspertët, nëse kjo funksionon mirë, do të bëhej fjalë për një kursyes efikas kohe. Por, gjithçka do të varet nga sa shumë Alexa do të kuptojë përmbajtjen e një pyetjeje. “Nëse e pyesni se kush është kryeqyteti i Mongolisë në kontekstin e detyrave të gjeografisë dhe pyetja e radhës e saj do të ishte, a doni të prenotoni biletat online?, atëherë kjo do të ishte e mërzitshme…