Ishte paralajmëruar që në orën 10 lideri i BDI-së Ali Ahmeti të paraqitej në prokurori për të dëshmuar për rastin “Regjistrimi”, por nuk u paraqit në 10, sepse me kërkesë të tij kishte ardhur më  herët duke përfunduar me dëshminë dhe duke u ikur ekipeve të gazetarëve për pyetjet e mundshme.

Ardhja e Ahmetit më herët u arsyetua për shkak të obligimeve të tij gjatë ditës. Diku rreth ora 8.20 kishte mbërritur në prokurori të tregonte se çfarë di dhe se si u ndal procesi i numërimit të popullsisë në vitin 2011. Ahmeti dha dëshmi që zgjati 1 orë, ndërsa diku rreth  09.15 të mëngjesit  kur edhe gazetarët filluan të vinin në prokurori, ai kishte dalë nga garazhdi i prokurorisë me veturë Jeep i shoqëruar me 3 vetura Audi të zeza.

Ahmeti e Gruevski me ndalimin e regjistrimit të popullsisë i kishin shkaktuar dëm shtetit 2.8 milion euro, kështu kishte informuar më 21 mars të vitit 2018 Prokuroria Publike Speciale e atëhershme.

“Ekzistojnë dyshime bazë se si koalicion qeverisës me qëllim që të fshehë faktin se nuk kanë kapacitet politik të organizojnë regjistrim real të popullsisë, amvisërisë dhe apartamentet në Republikën e Maqedonisë, si dhe të fshehin fakte  jo të favorshme për demografinë dhe gjendjen ekonomike e cila ka rezultuar  me shpërngulje masive te popullatës të aftë për punë , të dyshuarit diku në mes 10 dhe 11 tetorit, 2011, janë marrë vesh që të ndalojnë regjistrimin e popullsisë,- deklaroi Fatime Fetai, prokurore.

Ahmeti , por Gruevski jo sepse është i arratisur dhe i pakapshëm për autoritetet. Rasti “Regjistrimi”  buroi nga bombat e përgjuara e të publikuara nga Zaev, megjithatë, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Prokurorinë, bisedat e përgjuara nuk do të jenë dëshmi apo substancë kyçe mbi të cilat mund të hapet rasti “Regjistrimi” bazuar në bisedat e përgjuara mes Gruevskit dhe Ahmetit. Përgjimet, megjithatë, shërbejnë si indicie të forta për hetim. Për herë të fundit regjistrimi i popullsisë në vendin tonë është kryer në vitin 2002, derisa regjistrimi i ri planifikohej të bëhej në prill të këtij viti por i njëjti u anulua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kurse  regjistrimi i ardhshëm duhet të bëhet në prill të vitit 2021. Ndërkohë regjistrimi është kusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian./TV21