Ali Ahmeti: BDI ka rritje të votave

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka falendruar qytetarët që treguan kulturë demokratike.
Ndërkohë, ka shpallur fitoren në tre komuna, ndërkaq ka vlerësuar se kjo parti ka rritje të votave.
“Në veçanti dua të falënderoj simpatizantët e BD-së për fitoren e radhës pas asaj të zgjedhjeve parlamentare duke treguar edhe një sukses të radhës duke e rritur volumin e votave të partisë që ata i takojnë”, tha Ahmeti.
“Bashkimi Demokratik për Integrim Likovë me rezultat shumë thellë, ka fituar në komunën e Sarajit, ka fituar në komunën e Pllasnicës, BDI udhëheqë dukshëm në komunën e Tetovës, udhëheq dukshëm në komunën e Çairit, udhëheq dukshëm në komunën e Kërçovës, udhëheq dukshëm në komunën e Strugës, udhëheq dukshëm në komunën e Zhelinës, udhëheq dukshëm në komunën e Tearcës, udhëheq dukshëm në komunën e Bogovinës, udhëheq dukshëm në komunën e Haraçinës, udhëheq dukshëm në komunën e Dollnenit, në Dibër do të jemi në rreth të dytë, në Gostivar kemi rritur votat 100% në këtë rreth zgjedhor. Akoma rezultate nuk kemi. Në Çashkë gjithashtu jemi në rreth të dytë dhe në Vrapçisht jemi në rreth të dytë”, tha Ahmeti, transmeton TV21.

Back to top button