Aliti: Luftonim me flakët edhe për të shpëtuar jetë, mund të ishte katastrofë edhe më e madhe
Komandanti i Shërbimit të Kundërzjarrit në Tetovë, Uka Aliti sot ka pasur paraqitje para mediave.
“Flakët e zjarrit ishin aq të mëdha, mundoheshim që flakët e zjarrit t’i shuajmë por edhe në anën tjetër zjarrfikësit tjerë të bëjnë evakuimin apo nxjerrjen e njerëzve që ishin në atë objekt”, ka thënë ai.
Zjarri kishte filluar në pjesën e përparme të objektit të spitalit të COVID-it, ndërkaq njoftimin e parë e kishin pranuar në ora 21:02.
“Ka mundur të jetë një katastrofë edhe më e madhe”, tha Aliti më tej teksa tregon për intervenimin.
Ndryshe, Mjekësia Ligjore në Shkup për TV21 kanë bërë të ditur se nga Tetova janë dërguar 14 viktima./TV21