Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, i ka thënë LDK-së se sa herë që flasin për interes nacional madhor, atëherë sipas tij nga përvoja menjëherë duhet me shiku anash ku po ndezët sharra.

Deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, u është përgjigjur Arben Gashi i LDK-së. Të tillat deklarata ai i ka quajtur paranojë. “Me këto paranoja, britma e klithma po tentontoni ta terrorizoni popullin”, u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet Projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm kap vlerën e 2.4 miliardë eurove./21Media