​Aliu: Linja hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që linja hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet.
Aliu ka thënë që rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i “shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën”.
“34.4 km të transportit hekurudhor do të rehabilitohen, për të qenë moderne dhe konkurruese. Rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën. Projekti do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, si dhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Aliu./21Media

Back to top button