Aliu: Sektori i ndërtimtarisë dominohet nga punëtorët e huaj në Austri

(Lajm i përditësuar)

Aliu: Sektori i ndërtimtarisë dominohet nga punëtorët e huaj në Austri

Gazetarja Majlinda Aliu në një lidhej direkte nga Austria në ”Click” të RTV21 ka bërë të ditur se punëtorët me prejardhje të huaj përbëjnë një përqindje më të lartë të të punësuarve në sektorin e ndërtimtarisë krahasuar me vendasit.

“Sipas të dhënave të statistikave, punëtorët me prejardhje të huaj përbëjnë përqindje më të lartë të përfshirjes në ndërtimtari. 9.5% e punonjësve në vend që e përbëjnë sektorin e ndërtimtarisë janë punëtorë të huaj, ndërsa 7.2% janë vendas. Por, të dhëna zyrtare sa i përket kosovarëve në këtë sektor nuk ka,” tha Aliu.

Këto shifra pasqyrojnë një varësi të konsiderueshme të sektorit të ndërtimtarisë nga fuqia punëtore e huaj, ndërkohë që mungesa e statistikave të detajuara për kosovarët e vështirëson analizën e plotë të përfaqësimit të tyre në këtë industri.


Majlinda Aliu nga Austria: Rasti i tragjedisë së kosovarëve mbetet kompleks

Tragjedia e kosovarëve në Austri vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rënda të ditëve të fundit, ndërsa detaje të reja pritet të dalin në pah pas intervistimit të të mbijetuarit të vetëm nga aksidenti fatal.

Gazetarja Majlinda Aliu, në një lidhje direkte për RTV21 nga Austira bëri të ditur se deri në këto momente informacionet janë të kufizuara për shkak të kompleksitetit të rastit dhe gjendjes së rëndë shëndetësore të personit që i mbijetoi aksidentit.

Sipas saj, autoritetet austriake janë në pritje që i mbijetuari të stabilizohet, në mënyrë që të mund të japë dëshminë e tij, e cila konsiderohet kyçe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rasti është kompleks dhe kërkon kohë. Gjendja e të mbijetuarit është e rëndë, dhe intervistimi i tij nuk mund të bëhet derisa të ketë përmirësim shëndetësor,” theksoi Aliu./RTV21/21Media

Back to top button