Juventus ka vendosur ta zëvendësojë trajnerin Allegri me Zinedine Zidane

Juventus ka vendosur ta zëvendësojë trajnerin Allegri me Zinedine Zidane

Sipas portalit spanjoll “Don Balon”, Juventus ka vendosur ta zëvendësojë trajnerin Allegri me Zinedine Zidane verën e ardhshme.

Francezi u largua nga Real Madrid në fundin e sezonit të kaluar pasi fitoi Champion League për herën e tretë radhazi.

Pas tij u largua edhe Cristiano Ronaldo dhe “Los Blancos” kanë patur shumë vështirësi për t’i zëvendësuar. Tani ata mund të bashkohen në Torino. “Don Balon” ka zbuluar edhe se Marco Verratti do të jetë përforcimi i parë i Zidane nëse merr drejtimin e “Zonjës”.

Ylli i PSG-së konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe do të ishte një alternativë më e lirë për Juventus-in në krahasim me Paul Pogba.