Juve kryeson tabelën me 75 pikë

Juve kryeson tabelën me 75 pikë

Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit, ka thënë se nuk është i zhgënjyer me barazimin kundër SPAL.

SPAL dhe “Zonja e Vjetër” mbrëmë luajtën pa gola në kuadër të Serisë A.

Tekniku italian lavdëroi lojën e skuadrës kundërshtare, dhe sipas tij, SPAL meritoi barazimin. “Nuk jam i mërzitur apo i zhgënjyer. SPAL luajti një ndeshje shumë të mirë dhe ata meritojnë komplimente”, ka thënë Allegri.

“Pozitive është se nuk pësuam gol dhe se kemi një avantazh prej 5 pikësh nga Napoli”, theksoi italiani.

Juve kryeson tabelën me 75 pikë, pesë më shumë së Napoli, e cila sonte luan me Genoan.