Njëra nga artistet më të dashura që ka estrada jonë, Alma Bektashi sot feston ditëlindjen e 45 -të.

Ajo ka një karrierë të suksesshme, kjo falë përkushtimit të madh që ajo ka në punë, shkruan rtv21.tv

“Për ty ndoshta”, “Kështu e ka jeta”, “Zhgënjimi”, “Vjen një çast”, “Iluzion”, “Më mungon”, janë vetëm disa nga këngët e saj, të cilat kujtohen edhe sot nga fansat e muzikës së saj.

Krahas suksesit të madh që ka në punë, Alma gëzon edhe një jetë të lumtur familjare. Ajo është e martuar prej vitesh me Sokol Sefën dhe kanë dy fëmijë, një vajzë me emrin Anisa dhe një djalë me emrin Oresti./21Media