Çifti i njohur i showbizit, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman festojnë sot katër vjetorin e martesës.

Mirëpo, kjo nuk është e vetmja arsye për të festuar sot për çiftin. Almeda sot ka ditëlindjen dhe ka mbushur 29 vjet.

Duke falenderuar të gjithë ndjekësit për urimet e ditëlindjes, Almeda ka publikuar një fotografi nga dasma me këtë mbishkrim: “13.02.2017. Gëzuar 4 vjetorin e martesës zemër Tolgahan Sayışman.  13.02.1992. 29 dhe gëzuar ditëlindjen për mua. Faleminderit të gjithëve për urimet e ngrohta. Ju dua të gjithëve”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

Nuk ka munguar as urimi nga aktori turk Tolgahan Sayışman për bashkëshorten e tij. Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi të Almedës me një mbishkrim urimi.

Kujtojmë që, Almeda Abazi-Sayisman dhe Tolgahan Sayisman janë martuar në vitin 2017, kurse, në vitin 2019 janë bërë prindër të djalit-Efehan. Ndërsa çifti pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të dytë./21Media