Çifti i njohur i showbizit, Almeda Abazi- Sayisman dhe Tolgahan Sayışman, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata do të bëhen me një vajzë të cilën do ta quajnë Alina.

Almeda dhe Tolgahan kanë filluar rregullimin e dhomës për vajzën e tyre.

“Shumë e emocionuar”, ka shkruar Almeda krahas video së publikuar në InstaStory.

Kujtojmë që, Almeda Abazi-Sayisman dhe Tolgahan Sayisman janë martuar në vitin 2017, kurse, në vitin 2019 janë bërë prindër të djalit-Efehan./21Media