Festat e fundvitit, pema, dritat, zbukurimet sjellin një atmosferë të ngrohtë në shtëpitë tona.

E një atmosferë e ngrohtë festive po mbizotron në shtëpinë e Almeda Abazit, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Almeda ka ndarë me ndjekësit e saj video të cilat i ka bërë brenda shtëpisë së saj.

Kujtojmë se, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi-Sayisman dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë martuar në vitin 2017, kurse, në vitin 2019 janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Efehan. Ndërsa tani çifti janë në pritje të fëmijës së dytë./21Media